ASDataWareHouse

ASDataWareHouse eshte nje program i ndertuar ne menyre komplekse nepermjet te cilit menaxhohen shume lehte dhe ne kohe te shkurter te gjitha aktivitetet e nje magazine apo supermarketi. I gjithe programi eshte i organizuar ne Panele dhe Menu te cilat permbajne funksione te ndryshme. Menute jane te renditura ne pjesen e siperme te ekranit dhe ne permbajtje te tyre gjenden ikonat plotesuese te asaj menuje. Me poshte do te gjeni disa udhezime lidhur me momentin e pare qe do te hapni programin.
Ky program kompjuterik eshte i pajisur me te gjitha modulet funksionale baze per mire menaxhimin e nje magazine apo supermarketi. Keto module jane implementuar duke u bazuar ne infrastrukturen server-client duke bere te mundur instalimin e programit ne kompjutera te ndryshem por serveri eshte i njejte pra baza e te dhenave eshte e njejte per te gjithe programet e instaluar. Ne kete menyre mundesohet meaxhimi i magazinave apo supermarketeve te medhja me shume pika shitje (si brenda ashtu esdhe jashte nje godine te caktuar).
ASDataWareHouse perbehet nga disa blloqe kryesore ku mund te veçohet ai i menaxhimit te shitjeve, te magazines, te klienteve, te finances, te hyrje-daljeve, te kasave fiskale, etj. Perveç ketyre programi jep mundesine edhe intefaqimin me formate te njohur te dhenash si p.sh. Excel, XML, etj. Nepermjet ketyre formateve perdoruesit i krijohet mundesia te hedhi apo te ruaj te dhena ne formatet e larte permendur.
Nje tjeter funksion shume i rendesishem i ketij programi kompjuterik eshte fakti se perdoruesi mund te krijoje kliente te cilet pajisen me karte personale duke i dhene mundesine klientit e grumbullimit te bonuseve apo pikeve te cilet mund te rimbursohen ne forme ofertash. Po ashtu programi mundeson edhe menaxhimin e ofertave duke aplikuar ulje cmimesh per nje produkt apo grupe produktesh.
Funksion tjeter shume i rendesishem i ketij programi eshte mundesia qe ky program jep per te krijuar preventive per klientet. Ky preventiv ruhet ne bazen e te dhenave dhe mund te perdoret brenda nje kohe te caktuar edhe per shitje.
Si perfundim ky program kompjuterik mundeson edhe shitjen me fatura te papguara apo te paguara ne menyre te pjesshme duke krijuar grupe klientesh debitore.

Udhezime paraprake:

  1. Fillimisht duhet te regjistroni Perdoruesit. Te gjithe personat qe do te perdorin programin do te pajisen me Kodin dhe Fjalekalimin perkates, te cilet do te jene personal. Hyrja ne program do te jete individuale. Secili nga perdoruesit do te kete aq menu te aktivizuara, ne vartesi te klasifikimit (zgjedhjes) se administratorit.
  2. Mbas regjistrimit te perdoruesve hapi me i rendesishem per tu kryer eshte regjistrimi i produkteve.
  3. Nje hap tjeter i rendesishem eshte dhe regjistrimi i furnizimit. Ky eshte nje hap mjaft i rendesishem pasi lehtesohet kryerja e inventarit.
  4. Regjistrimin e furnizimit e pason vendosja e klienteve. Vendosja e klienteve eshte sigurisht operacioni kryesor per menaxhimin ne menyre te sakte te gjithe operacioneve te klienteve.
Pasi keni regjistruar produktet me çmimet perkatese dhe keni regjistruar printerin e faturave mund te filloni te plotesoni fatura per klientet tuaj. Ju mund te operoni me produkte te ndryshme ne baze te gjendjes se inventarit. Nese gjendja e artikujve kalon cakun e sasise kritike do te njoftoheni nga programi. Ne kete rast do te jete i nevojshem furnizimi i ri.
Raportet mbi Shitjet, Furnizimet, Hyrjet, Daljet, Produktet dhe ato Financiare gjate periudhave te ndryshme kohore, mund ti shihni lehtesisht tek Menuja Raporte.
Detajet persa i perket menuve te ndryshme mund ti gjeni ne manualin e perdorimit.

Blerja e ketij programi beri te mundur te eliminoja totalisht humbjet si dhe te mbaja nen kontroll te gjitha furnizimet duke ditur per çdo produkt se ku shkonte. Printimi i faturave nepermjet kases fiskale eshte shume efikase duke eliminuar detyrimin per te printuar disa fatura si faturen e programit ashtu edhe printimin e kases. Per me shume ky program mundeson krijimin e ofertave per kliente te veçante duke u bazuar tek bonuset e grumbulluar prej tyre apo edhe oferta te aplikuara per produktet dike fiskalizuar te gjithe vleren monetare. Shume e rendesishme edhe ruajtja dhe kujtesa qe programi ben per datat e skadencave te produkteve.

Super Market ADI

ASDataWareHouse 2.0.0

Programi kompjuterik i kompletuar me te gjitha modulet per te bere te mundur mire menaxhimin e nje magazine apo supermarketi.

Tabela e çmimeve

Produkti Pershkrimi Çmimi (€)
ASDataWareHouse 2.0.0 Baze Modulet kryesore te programit kompjuterik duke mos perfshire modulin e klienteve, modulin e punonjesve, modulin financiar, modulin e kases fiskale, modulin e ofertave dhe bazen e te dhenave WAN. Nga ana tjeter perfshihet mundesia e menaxhimit te te dhenave ne nje rrjet LAN. 399.99
ASDataWareHouse 2.0.0 Baze + Moduli i menazhimit te kases fiskale Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASDataWareHouse 2.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit te kases fiskale, modul i cili jep mundesine e printimit te fatures fiskale si dhe kontabilizimi i shitjeve te kryera me fature fiskale. 449.99
ASDataWareHouse 2.0.0 + Moduli i menazhimit te punonjesve Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASDataWareHouse 2.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit te punonjesve, modul i cili jep mundesine e administrimit te punonjesve si hyrje/daljet e tyre duke bere te mundur edhe pagesen e tyre sipas oreve te punes apo duke mare masa per punonjesit jo prezent. Ky modul jep mundesine te kontabilizohen financiarisht prezenca e punonjesve. 499.99
ASDataWareHouse 2.0.0 + Moduli i menazhimit te klienteve Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASDataWareHouse 2.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit te klienteve, modul i cili jep mundesine e ndarjes se shitjeve sipas klienteve dhe po ashtu vendosja e çmimeve preferenciale per kliente te ndryshem. Ky modul jep mundesine te kontabilizohen financiarisht veprimet e klienteve. 499.99
ASDataWareHouse 2.0.0 + Moduli i menazhimit te ofertave Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASDataWareHouse 2.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit te ofertave, modul i cili jep mundesine e vendosjes se çmimeve dytesore per nje produkt apo grup produktesh te caktuara. Ky modul jep mundesine te kontabilizohen financiarisht te gjitha ofertat e kryera. 499.99
ASDataWareHouse 2.0.0 + Moduli i menazhimit financiar Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASDataWareHouse 2.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit financiar, modul i cili jep mundesine e administrimit te gjithe kontabilitetit te ndermarrjes. Ky modul jep mundesine te kontabilizohen financiarisht te gjitha njesite e ndermarrjes. 499.99
ASDataWareHouse 2.0.0 + Moduli i menazhimit te kases fiskale + Moduli i menazhimit te punonjesve + Moduli i menazhimit te Klienteve + Moduli i menazhimit te ofertave + Moduli i menazhimit financiar Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASDataWareHouse 2.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit te kases fiskale, modul i cili jep mundesine e printimit te fatures fiskale si dhe kontabilizimi i shitjeve te kryera me fature fiskale. Po ashtu ne kete pakete perfshihet dhe moduli i menazhimit te klienteve, modul i cili jep mundesine e ndarjes se shitjeve sipas klienteve dhe po ashtu vendosja e çmimeve preferenciale per kliente te ndryshem. Ky modul jep mundesine te kontabilizohen financiarisht veprimet e klienteve. Si perfundim ne kete pakete eshte i perfshire edhe moduli i ofertave, modul i cili mundeson vendosjen e ofertave per nje produkt apo grup produktesh. Kjo pakete interfaqohet edhe me modulin e klienteve duke grumbulluar bonuse per çdo kliente te cilat mundt te rimbursohen ne forme ofertash. 599.99
Moduli i menaxhimit te te dhenave ne WAN (On-Line) Ne kete modul jepet mundesia te menaxhohen te dhenat on-line duke mundesuar menaxhimin e magazinave apo supermarketeve te cilet ndodhen ne distanca te konsiderueshme nga njeri tjetri. (ne vit) 249.99