ASExchenge

ASExchange eshte nje program i ndertuar ne menyre komplekse nepermjet te cilit menaxhohen shume lehte dhe ne kohe te shkurter te gjitha aktivitetet e nje zyre te kembimit valutor. I gjithe programi kompjuterik eshte i organizuar ne Panele dhe Menu te cilat permbajne funksione te ndryshme. Menute jane te renditura ne pjesen e siperme te ekranit dhe ne permbajtje te tyre gjenden ikonat plotesuese te asaj menuje. Me poshte do te gjeni disa udhezime lidhur me momentin e pare qe do te hapni programin.
Ky program kompjuterik eshte i pajisur me te gjitha modulet funksionale baze per mire menaxhimin e nje zyre te kembimit valutor. Keto module jane implementuar duke u bazuar ne infrastrukturen server-client duke bere te mundur instalimin e programit ne kompjutera te ndryshem por serveri eshte i njejte pra baza e te dhenave eshte e njejte per te gjithe programet e instaluar. Ne kete menyre mundesohet meaxhimi i kompanive te medhaja te kembimit valutor me shume pika shitje (si brenda ashtu esdhe jashte nje godine te caktuar).
ASExchane perbehet nga disa blloqe kryesore ku mund te veçohet ai i menaxhimit te kembimit nga valuta ne valute, te gjendjes valutore, te klienteve, te finances, etj. Perveç ketyre programi jep mundesine edhe intefaqimin me formate te njohur te dhenash si p.sh. Excel, XML, etj. Nepermjet ketyre formateve perdoruesit i krijohet mundesia te hedhi apo te ruaj te dhena ne formatet e larte permendur.
Nje tjeter pjese e rendesishme e ketij programi kompjuterik eshte edhe proçesi i inventarit fizik i cili kryhet ne fund te çdo mbyllje arke, proçes i cili mundeson inventarizimin ne kohe reale te gjendjes virtuale (sipas programit) dhe gjendjes reale. Duke kryer diferencen midis ketyre vlerave mund te identifikohet shume lehte humbje apo mbi faturime te mundshme.

Udhezime paraprake:

  1. Fillimisht duhet te regjistroni Perdoruesit. Te gjithe personat qe do te perdorin programin do te pajisen me Kodin dhe Fjalekalimin perkates, te cilet do te jene personal. Hyrja ne program do te jete individuale. Secili nga perdoruesit do te kete aq menu te aktivizuara, ne vartesi te klasifikimit (zgjedhjes) se administratorit.
  2. Mbas regjistrimit te perdoruesve hapi me i rendesishem per tu kryer eshte regjistrimi i arkave. Çdo perdoruesi do ti bashkangjijtet nje arke per te cilen pergjigjet deri ne dorezimin e turnit.
  3. Nje hap tjeter i rendesishem eshte dhe regjistrimi i hyrje-daljeve te valutave apo transferimin nga arka ne arke, banka ne banke apo arka ne banke. Ky eshte nje hap mjaft i rendesishem pasi lehtesohet kryerja e inventarit.
  4. Regjistrimin e hyrje-daljeve e pason vendosja e klienteve. Vendosja e klienteve eshte sigurisht operacioni kryesor per menaxhimin ne menyre te sakte te gjithe operacioneve te klienteve.
Pasi keni regjistruar arkat, bankat dhe valutat e ndryshme si dhe keni regjistruar printerin e faturave mund te filloni te plotesoni fatura per klientet tuaj. Ju mund te operoni me valuta te ndryshme ne baze te gjendjes se inventarit. Nese gjendja e valutave kalon cakun e sasise kritike do te njoftoheni nga programi. Ne kete rast do te jete i nevojshem nje transferim midis arkave apo bankave.
Raportet mbi Shitjet, Blerjet, Klientet dhe ato Financiare gjate periudhave te ndryshme kohore, mund ti shihni lehtesisht tek Menuja Raporte.
Detajet persa i perket menuve te ndryshme mund ti gjeni ne manualin e perdorimit.

Blerja e ketij programi beri te mundur te eliminoja totalisht humbjet si dhe te mbaja nen kontroll te gjitha kembimet valutore duke ditur per çdo valute se ne cilen arke ndodhej dhe me çfare valute ishte kembyer. Printimi i faturave nepermjet printerit termik eshte shume efikas duke eliminuar çdo paqartesi per klientet dhe duke rrtur transparencen per ta. Per me shume ky program mundeson kontrollin e te gjitha pikave te mia te kembimit valutor qe ndodhen ne disa qytete te Shqipersie.

Alb-Kredit

ASExchange 2.0.0

Programi kompjuterik i kompletuar me te gjitha modulet per te bere te mundur mire menaxhimin e pikave te kembimit valutor.

Tabela e çmimeve

Produkti Pershkrimi Çmimi (€)
ASExchange 2.0.0 Baze Modulet kryesore te programit kompjuterik duke mos perfshire modulin e klienteve si dhe bazen e te dhenave WAN. Nga ana tjeter perfshihet moduli i menaxhimit financiar si dhe mundesia e menaxhimit te te dhenave ne nje rrjet LAN. 399.99
ASExchange 2.0.0 Baze + Moduli i menazhimit te Klienteve Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASExchange 2.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit te klienteve, modul i cili jep mundesine e ndarjes se shitjeve dhe blerjeve sipas klienteve dhe po ashtu vendosja e çmimeve preferenciale per kliente te ndryshem. Ky modul jep mundesine te kontabilizohen financiarisht veprimet e klienteve. 499.99
Moduli i menaxhimit te te dhenave ne WAN (On-Line) Ne kete modul jepet mundesia te menaxhohen te dhenat on-line duke mundesuar menaxhimin e pikave te kembimit valutor te cilet ndodhen ne distanca te konsiderueshme nga njera tjetra. (ne vit) 249.99