ASBar

ASBar eshte nje program i ndertuar ne menyre komplekse nepermjet te cilit menaxhohen shume lehte dhe ne kohe te shkurter te gjitha aktivitetet e nje Bari apo Restoranti. I gjithe programi eshte i organizuar ne Panele dhe Menu te cilat permbajne funksione te ndryshme. Menute jane te renditura ne pjesen e siperme te ekranit dhe ne permbajtje te tyre gjenden ikonat plotesuese te asaj menuje. Me poshte do te gjeni disa udhezime lidhur me momentin e pare qe do te hapni programin.
Ky program kompjuterik eshte i pajisur me te gjitha modulet funksionale baze per mire menaxhimin e nje Bar-Restoranti. Keto module jane implementuar duke u bazuar ne infrastrukturen server-client duke bere te mundur instalimin e programit ne kompjutera te ndryshem por serveri eshte i njejte pra baza e te dhenave eshte e njejte per te gjithe programet e instaluar. Ne kete menyre mundesohet meaxhimi i Bar-Restoranteve te medhenj me shume pika shitje (si brenda ashtu esdhe jashte nje godine te caktuar).
ASBar perbehet nga disa blloqe kryesore ku mund te veçohet ai i menaxhimit te shitjeve, te magazines, te klienteve, te finances, te kasave fiskale, etj. Perveç ketyre programi jep mundesine edhe intefaqimin me formate te njohur te dhenash si p.sh. Excel, XML, etj. Nepermjet ketyre formateve perdoruesit i krijohet mundesia te hedhi apo te ruaj te dhena ne formatet e larte permendur.
Si perfundim ky program kompjuterik ofrohet ne dy gjuhe, ne Shqip dhe Italisht.

Udhezime paraprake:

  1. Fillimisht duhet te regjistroni Perdoruesit. Te gjithe personat qe do te perdorin programin do te pajisen me Kodin dhe Fjalekalimin perkates, te cilet do te jene personal. Hyrja ne program do te jete individuale. Secili nga perdoruesit do te kete aq menu te aktivizuara, ne vartesi te klasifikimit (zgjedhjes) se administratorit.
  2. Mbas regjistrimit te perdoruesve hapi me i rendesishem per tu kryer eshte regjistrimi i produkteve.
  3. Nje hap tjeter i rendesishem eshte dhe regjistrimi i furnizimit. Ky eshte nje hap mjaft i rendesishem pasi lehtesohet kryerja e inventarit.
  4. Regjistrimin e furnizimit e pason vendosja e klienteve. Vendosja e klienteve eshte sigurisht operacioni kryesor per menaxhimin ne menyre te sakte te gjithe operacioneve te klienteve.
Pasi keni regjistruar produktet me çmimet perkatese dhe keni regjistruar printerin e faturave mund te filloni te plotesoni fatura per klientet tuaj. Ju mund te operoni me produkte te ndryshme ne baze te gjendjes se inventarit. Nese gjendja e artikujve kalon cakun e sasise kritike do te njoftoheni nga programi. Ne kete rast do te jete i nevojshem furnizimi i ri.
Raportet mbi Shitjet, Blerjet, Produktet dhe ato Financiare gjate periudhave te ndryshme kohore, mund ti shihni lehtesisht tek Menuja Raporte.
Detajet persa i perket menuve te ndryshme mund ti gjeni ne manualin e perdorimit.

Blerja e ketij programi beri te mundur te eliminoja totalisht humbjet si dhe te mbaja nen kontroll te gjitha furnizimet duke ditur per çdo produkt se ku shkonte. Printimi i faturave nepermjet kases fiskale eshte shume efikase duke eliminuar detyrimin per te printuar disa fatura si faturen e programit ashtu edhe printimin e kases. Per me shume ky program printon nje fature per barin dhe nje per restorantin duke mos perseritur produktet ne dy faturat.

Bar Piceri Primo

ASBar 4.0.0

Programi kompjuterik i kompletuar me te gjitha modulet per te bere te mundur mire menaxhimin e nje Bar-Restoranti.

Tabela e çmimeve

Produkti Pershkrimi Çmimi (€)
ASBar 4.0.0 Baze Modulet kryesore te programit kompjuterik duke mos perfshire modulin e klienteve, modulin e kases fiskale dhe bazen e te dhenave WAN. Nga ana tjeter perfshihet moduli i menaxhimit financiar si dhe mundesia e menaxhimit te te dhenave ne nje rrjet LAN. 149.99
ASBar.0.0 Baze + Moduli i menazhimit te kases fiskale Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASBar 4.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit te kases fiskale, modul i cili jep mundesine e printimit te fatures fiskale si dhe kontabilizimi i shitjeve te kryera me fature fiskale. 199.99
ASBar.0.0 Baze + Moduli i menazhimit te Klienteve Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASBar 4.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit te klienteve, modul i cili jep mundesine e ndarjes se shitjeve sipas klienteve dhe po ashtu vendosja e çmimeve preferenciale per kliente te ndryshem. Ky modul jep mundesine te kontabilizohen financiarisht veprimet e klienteve. 199.99
ASBar.0.0 Baze + Moduli i menazhimit te kases fiskale + Moduli i menazhimit te Klienteve Ne kete pakete perfshihet programi kompjuterik ASBar 4.0.0 baze si dhe moduli i menazhimit te kases fiskale, modul i cili jep mundesine e printimit te fatures fiskale si dhe kontabilizimi i shitjeve te kryera me fature fiskale. Po ashtu ne kete pakete perfshihet dhe moduli i menazhimit te klienteve, modul i cili jep mundesine e ndarjes se shitjeve sipas klienteve dhe po ashtu vendosja e çmimeve preferenciale per kliente te ndryshem. Ky modul jep mundesine te kontabilizohen financiarisht veprimet e klienteve. 249.99
Moduli i menaxhimit te te dhenave ne WAN (On-Line) Ne kete modul jepet mundesia te menaxhohen te dhenat on-line duke mundesuar menaxhimin e Bar-Restoranteve te cilet ndodhen ne distanca te konsiderueshme nga njeri tjetri. (ne vit) 249.99