Konsulence Informatike

Konsulenca ne fushen informatike eshte baza per cdo vendim qe merret ne investimet teknologjike. Shpesh eshte e veshtire te kuptohen avantazhet dhe dizavantazhet teknollogjike/ekonomike te zgjidhjeve qe jepen nga persona ose ndermarrje jo te specializuara.
Me kalimin e kohes konsulentet tane kane marre kompetenca dhe eksperience si ne nivelin teknologjik ashtu edhe ne ate organizativ. Per kete arsye sot jemi ne gjendje te ofrojme, per cdo produkt te prodhuar, nje vlere te shtuar te vetme ne llojin e vet.
eshte e rendesishme te mbeshtetesh tek nje software house si Alb@Soft me kujdesin si teknik ashtu edhe ekonomik per zgjidhje qe lejojne rezultate maksimale me kosto minimale.
Detyra kryesore e informatikes ne organizimin e ndermarrjeve dhe studiove profesionale eshte pikerisht dhenia e zgjidhjeve te pershtateshme per problemet me cmimin me te ulet.
Alb@Soft jep konsulenca per problemet e meposhtme:

  1. Konsulence per informatizimin e ndermarrjeve dhe studiove profesionale.
  2. Konsulence per software administrimi(kontabilitet gjeneral, administrimi, menaxhimin e magazinave, arkivim dokumentash).
  3. Konsulence per realizimin e faqeve Web (statike, dinamike, e-comerce, portale informacioni).
  4. Konsulence/Projektim rrjete kompjuterash ne ambiente mikse dhe gjeografikisht te shperndare.
  5. Konsulence/Projektim serverash me sisteme komplekse ne plataforma te ndryshme.